Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur jashtëzakonisht presionin ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij shkrimi thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur në Washington gjatë takimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
“Pompeo hapur i ka kërkuar Vuçiqit vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe njohje të plotë reciproke”, shkruan gazeta.
Gazeta gjermane citon edhe komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se Pompeo i bën thirrje Serbisë që të fokusohet në synimet strategjike.
“Një gjë e tillë mund të arrihet duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe duke vazhduar negociatat me Kosovën, për arritjen e një marrëveshje reciproke që bazohet në normalizim”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit.
Ndër të tjera thuhet se Pomepo ka bërë thirrje për dy palët që të shmangin provokimet dhe të kërkojnë një kompromis, transmeton Gazeta Express.
Arritjen e një marrëveshje finale vazhdimisht po e kërkon edhe Bashkimi Evropian duke i kërkuar Serbisë që të pranojë përfundimisht shkëputjen me Kosovën, sepse përndryshe siç shkruan gazeta gjermane, Serbia është kërcënuar që nuk do të futet në Bashkimin Evropian.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.
Serbia rikthimin në dialog është duke e kushtëzuar me heqjen e taksës, ndërkohë institucionet e Kosovës janë të vendosura që taksa nuk hiqet, pa një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert