LAJMI I FUNDIT:

Poloska dhe Iseni fitues të çmimit shtetëror ’23 Tetori’

Poloska dhe Iseni fitues të çmimit shtetëror ’23 Tetori’

Për arritjet në fushën e kulturës dhe artit fitues të sivjetëm të çmimit shtetëror “23 Tetori” janë artisti muzikor Dragan Dautovski, aktori Ivan Petrushevski dhe piktori Rexhai Iseni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç vendosi Këshilli për ndarjen e çmimeve, për arritjet në fushën e shkencës dhe arsimit fitues të sivjetëm janë Stefan Vlahov, historian dhe filozof dhe Agim Poloska, albanolog.


Çmimi shtetëror “23 Tetori” ndahet për realizimet e sivjetëm në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerat dhe trashëgimninë kulturore-historike në Republikën e Maqedonisë.

Çmimet fituesve do të jepen më 23 Tetor (e diel) në orën 12 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/