LAJMI I FUNDIT:

Polonia ‘pushtoi’ aksidentalisht Çekinë muajin e kaluar

Polonia ‘pushtoi’ aksidentalisht Çekinë muajin e kaluar

Ushtria polake e ka pranuar se ‘pushtoi’ aksidentalisht Çekinë muajin e kaluar, por këmbënguli se pushtimi i saj i shkurtër i një pjese të vogël ishte thjesht një “keqkuptim”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ushtarët polakë gabimisht kaluan kufirin e vendit afër Çekisë në fund të muajit maj, përpara se të vendoseshin atje.


Ushtarët, të cilët i kishin ruajtur pjesët e kufirit të mbyllur polako-çek gjatë pandemisë së coronavirusit, filluan më pas t’i largonin qytetarët çekë që po përpiqeshin të vizitonin një kishë në vendin e tyre.

“Kolegët tanë polakë na siguruan se ky incident ishte thjesht një keqkuptim i shkaktuar nga ushtria polake pa qëllim armiqësor, megjithatë, ne ende presim një deklaratë zyrtare”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme për CNN. /Telegrafi/