LAJMI I FUNDIT:

Politikat ekonomike të Maqedonisë nuk japin rezultatin e pritur (Video)

Politikat ekonomike të Maqedonisë nuk japin rezultatin e pritur (Video)

Edhe pse u paralajmëruan 23 investime të huaja me vlerë prej 1.2 miliard euro për periudhën 2007 – 2014, ato nuk u realizuan. Kështu thotë hulumtimi i Shoqatës së analistëve të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ekipi qeveritar i përbërë prej ministrave dhe promotorëve ekonomik u zgjerua, por politikat nuk dhanë rezultatin e pritur.


Një pjesë e ekonomistëve pohojnë se në fabrikat e investuesve të huaj nuk respektohen ligjet dhe marrëdhëniet e punës. Petar Goshev vlerëson se koncepti qeveritar për tërheqjen e investuesve të huaj është diskriminues.

Për më tepër transparencë, Shoqata e analistëve të rinj propozon që fillimisht shteti të publikojë listën e investuesve të pranishëm dhe atyre të mundshëm. Këto investues të huaj mbeten mjeti kyç i qeverisë për të ulur papunësinë, duke u ofruar lehtësime tatimore përmes subvencioneve./Telegrafi/