Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, politikania serbe Rada Trajkoviq, thotë se zyrtarët shtetërorë gjermanë janë të zhgënjyer me Aleksandar Vuçiqin, sepse kanë besuar se ai do ta respektojë marrëveshjen lidhur me çështjen e Kosovës.
“Ai [Vuçiq] ka premtuar se nuk do të kërkojë ndarjen e Kosovës, korrigjimin e kufirit as shkëmbimin e territorit, por pastaj prapa shpinës ua bëri pikërisht këtë”, tha Trajkoviq për “Danas”, duke komentuar deklaratën e deputetit Bundestagut Peter Beyer, që vjen nga CDU, parti që udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Trajkoviq e ka interpretuar këtë deklaratë të Beyer si një reagim ndaj sjelljes së Presidentit të Serbisë dhe përfaqësimin e idesë për ndarjen e Kosovës, me çka ajo beson, se Vuçiq me këtë e ka tradhtuar besimin e fituar nga kancelaren gjermane Angela Merkel, përcjell Telegrafi.
“Gjermanët këtë mosrespektim të marrëveshjes e përjetuan si diçka personale. Është e sigurt se Vuçiq do të refuzohet krejtësisht, nëse tashmë nuk është bërë kjo. Nga ana tjetër, Gjermania është vendi më i fuqishëm në Bashkimin Evropian, e cila është fuqishëm kundër ndarjes apo korrigjimit të kufijve, kështu që është i pritur një epilog i tillë, që ata t’iu kthehen bashkëbiseduesve të ri Serbi”, tha Trajkoviq.
Një ditë pas i dërguari gjerman deklaroi se Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron anëtarësim në BE, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për agjencinë Bloomberg, është prezantuar si aleati më i madh të Rusisë në Ballkan. Agjencia përcolli mesazhin e Vuçiqit se nuk do t’i kundërvihet kancelares gjermane Angela Merkel. “Ne duhet të tregojmë drejtësi dhe besnikëri”, tha Vuçiq, duke shtuar se “bisedimet me Angela Merkel nuk janë të lehta”, por “kurrë nuk do të thotë asgjë kundër saj”.
Trajkoviq përsërit se “gjermanët i kanë bërë gjykimin Aleksandar Vuçiqit dhe ai tash ështmë është në proces të çregjistrimit”.
“Gjermanët tani do të gjejnë njerëz të tjerë për të punuar me ta… Është e sigurt se ata do të jenë shumë të kujdesshëm, për shkak të kësaj përvoje të keqe [me Vuçqin]. Mendoj se do t’u kthehen njerëzve nga Kosova, gjë që është e mirë. Kthimi në jetën reale”, thotë Trajkoviq.
Politikania serbe thotë se mafia serbe në veri të Kosovës është problemi më i madh për serbët, për njerëzit e zakonshëm, që jetojnë në Kosovë.
“Ne në Kosovë nuk kemi probleme me shqiptarët, por me serbët. Me fjalë të tjera, prioriteti ynë është heqja e problemeve që kemi me mafian në veri të Kosovës, kurse normalizimi, pajtimit dhe bashkëjetesa me shqiptarët, kjo tashmë është duke u zhvilluar”, përfundon Trajkoviq.
Deputeti i Bundestagut Peter Beyer, nga Unioni Kristian Demokrat (CDU), që udhëhiqet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, pak ditë më parë tha në Prishtinë se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron anëtarësimin në BE. “Nëse Serbia dëshiron të përparojë drejt BE-së, kushti kryesor është ndërtimi i shtetit të së drejtës, por natyrisht edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, tha Beyer në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshime të rëndësishme në rregulloren e Këshillit Gjyqësor për renditjen e kandidatëve për Gjyqtarë
Ixhet Memeti nuk është paraqitur në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik
Dha deklarim të rremë për aksidentin në Rrugën e Arbrit, arrestohet 55-vjeçari pasi zbulohet ngjarja nga kamerat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë