LAJMI I FUNDIT:

Politikani italian: Shqipëria, një strehë për kriminelë (Video)

Politikani italian: Shqipëria, një strehë për kriminelë (Video)

Arrestimi i 3 shqiptarëve, pjesë e asaj që njihej si “banda e vilave” ka sjellë reagimin e partisë Lega Nord në Itali e njohur për qëndrimet e saj kundër emigrantëve. Nënkryetari i partisë, për zonën e Emilia-Romagna, tha se përgëzon punonjësit e policisë, ndërsa akuzoi Shqipërinë si një “strehë të hajdutëve”.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit pafundësisht, për njerëzit e policisë në Parma. Ata arrestuan tre kriminelë, autorë të shumë vjedhje si dhe kanë terrorizuar një fëmijë”, – deklaroi Fabio Rainieri.


Dy ditë më parë përfunduan në pranga shqiptarët Artan Goci, Ermal Karaj dhe Arben Reci. Ata janë autorë të disa vjedhjeve. Objektiv i tyre ishin vilat, me pronarë të pasur, ndërsa lëviznin me një automjet tip “Golf” të zi. Grabitjet i kryenin rreh orës 18:00 deri në orën 21:00. Në banesën e tyre policia ka gjetur qindra bizhuteri të vjedhura, apo sende të tjera të cilat nuk i kishin nxjerrë ende në treg.