LAJMI I FUNDIT:

Politikani gjerman kritikon bashkëkombësit: Mjaft u ankuat, vishni pulovër gjatë dimrit

Politikani gjerman kritikon bashkëkombësit: Mjaft u ankuat, vishni pulovër gjatë dimrit

Duke marrë parasysh frikën nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe krizën energjetike në përgjithësi, politikani gjerman nga CDU – Wolfgang Schauble, po i përgatit gjermanët për vështirësitë që mund t’i kenë gjatë dimrit.

Kur bëhet fjalë për pakot e ndihmave me vlerë miliarda euro, ish-ministri federal i Financave akuzoi qytetarët se janë shumë kërkues, transmeton Telegrafi.


“Në vend që gjithmonë të ankohen, gjermanët do të duhej thjesht të veshin “pulovra kur të ngrijnë gjatë dimrit”, tha ai.

Por këshillat për kursimin e energjisë nuk ka gjasa që të kalojnë dhe pranohen mirë në çdo vend.

Schauble reagoi ndaj thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë në krizën energjetike.

Një ditë më herët, qeveria federale së bashku me ekspertët ka hartuar planin për çmimin e gazit.

Koalicioni “Semafori” dëshiron të investojë rreth 95 miliardë euro, për të zbutur koston e lartë të shpenzimeve për konsumatorët si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në planin që do të duhej të implementohej në dy faza, është paraparë që të mbulohet kostoja e faturave të qytetarëve për muajin dhjetor dhe të subvencionohet kuota bazë për ta reduktuar gazin nga prilli i vitit 2023.

Por sipas mendimit të Schauble, gjermanët nuk duhet të mbështeten vetëm në ndihmën e politikanëve.

“Nëse u sugjerojmë njerëzve që gjithçka është e pakufizuar, ne po e shfrytëzojmë tej mase shtetin”, paralajmëroi ish-kryetari i Bundestagut në një intervistë për Bild. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori