LAJMI I FUNDIT:

Politikanët shqiptarë besojnë se Mali i Zi do të vazhdojë rrugëtimin euro-atlantik

Politikanët shqiptarë besojnë se Mali i Zi do të vazhdojë rrugëtimin euro-atlantik

Dy politikanët shqiptarë, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj kanë pohuar se e ardhmja e shtetit malazez është në Bashkimin Evropian.

Mali i Zi po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviq.


Nimanbegu i “Aleancës Shqiptare” ka pohuar se shqiptarët së bashku me pakicat e tjera do të jenë pjesë e qeverisë së ardhme malazeze.

“Absolutisht është e ditur se nuk ka rrugë drejt Bashkimit Evropian pa përkrahjen e pakicave autoktone. Ky do të jetë edhe çelësi i qeverisë së ardhshme. Shqiptarët së bashku me pakicat tjera do të jenë kyç në krijimin e qeverisë së ardhshme”, pohoi ai.

Ndërkohë, Gjeloshaj i “Forumi Shqiptar” ka deklaruar se Mali i Zi do të vazhdon rrugëtimin euro-atlantik.

“Unë besoj se qytetarët do të tregojnë sot se kush do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme. Besoj se Mali i Zi do të vazhdojë orientimin euro-atlantik”, tha ai.

Ndryshe, Abazoviq që drejton lëvizjen qytetare, Ura, ka pohuar se “Koalicioni ynë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme malazeze”

“Mendoj se është herët me fol, por jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Çfarë nënkupton ajo, do ta shohim në javët e ardhshme”, pohoi Abazoviq.

Abazoviq beson se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi
Lexo po ashtu Abazoviq beson se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi

Theksojmë se deri në orën 15:00 votuan 35.1 për qind e votuesve ose rreth 190.750 qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Këto janë zgjedhjet e treta brenda nëntë muajve dhe të parat pa Milo Gjukanoviqin si lider të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), i cili pas tri dekadash është tërhequr pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka pësuar humbje nga kandidati i lëvizjes, “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori