LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq beson se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi

Abazoviq beson se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi

Mali i Zi po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviq.

Abazoviq është i bindur se partia që drejton ka dhënë kontribut të madh për vendin dhe se duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.


Ai se është herët të flitet nëse do të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, si kryeministër apo ministër, pasi votimi ende po vazhdon.

Megjithatë, kreu i lëvizjes qytetare, URA, u shpreh i bindur që koalicioni i tyre do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme në Malin e Zi.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi - Deri në orën 15:00, 35.1 për qind e qytetarëve kanë votuar
Lexo po ashtu Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi - Deri në orën 15:00, 35.1 për qind e qytetarëve kanë votuar

“Mendoj se është herët me fol, por jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Çfarë nënkupton ajo, do ta shohim në javët e ardhshme”, pohoi ai.

Abazoviq më tutje deklaroi se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më mirë sesa tani dhe se kurrë nuk kanë pasur përfaqësim më të madh sesa tani në qeveri apo në institucionet e ndryshme.

Theksojmë se deri në orën 15:00 votuan 35.1 për qind e votuesve ose rreth 190.750 qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Këto janë zgjedhjet e treta brenda nëntë muajve dhe të parat pa Milo Gjukanoviqin si lider të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), i cili pas tri dekadash është tërhequr pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka pësuar humbje nga kandidati i lëvizjes, “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori