LAJMI I FUNDIT:

Politikanët iu përkulën të rënëve në Prekaz (Video)

Politikanët iu përkulën të rënëve në Prekaz (Video)

Duke nderuar të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës, kryetarë të partive politike, kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Prekaz.

I pari që u përkul pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton KTV.


Haradinaj ka deklaruar se sakrifica e familjes Jashari ka shënuar kthesë në historinë e Kosovës.

Duke u larguar nga kompleksi memorial, Haradinaj është takuar ballë për ballë me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, i cili madje ka tentuar të flasë me kreun e AAK-së, por ky i fundit e ka injoruar.

Presidenti i zgjedhur në seancën e 26 shkurtit, Hashim Thaçi, duke folur për Epopenë e UÇK-së, ka deklaruar se kjo është ngjarja më kulmore.

Kurse kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se 5 marsi është dita e dëshmorëve të Kosovës.

E përveç qytetarëve të shumtë, Prekazin e vizituan edhe veteranë të luftës, transmeton Koha.net.

Për dallim nga politikanët, qytetarët kanë vizituar edhe shtëpinë e familjes Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori