Është ditë e shtunë, data 13 qershor. Një ditë e bukur vere, ku dielli me rrezet e tij të ngroh dhe të fton të dalësh shëtitje, pas një jave të lodhshme pune, për këtë fundjavë. Por, ndryshe nga fundjavët e tjera, me qindra qytetarë amerikanë janë nisur drejt Roosevelt Island në New York City. Midis qytetarëve të ndryshëm, dallohet si gjithmonë me energjinë e saj të pashtershme, plot gjallëri, themeluesja dhe kryetarja e Organizatës së Gruas Shqiptare “ Shpresë & Paqe” (Hope & Peace), Mimoza Dajci, së bashku me disa anëtarë të kësaj organizate.

Në kuadrin dhe përpjekjen në mbrojtjen e të drejtave të grave shqiptare dhe amerikane duke kërkuar barazi gjinore: stop dhunës - pro paqes, mundësi ekonomike, edukim, tolerancë fetare etj. Kjo organizatë është angazhuar në aktivitete të shumta në New York dhe Washington DC. Aktiviteti i saj nuk lindi rastësisht në SHBA, por është vazhdimësi e karrierës së saj të njohur në fushën gazetareske, politike e shoqërore edhe në Shqipëri; qysh me përmbysjen e regjimit komunist, ku shpesh është kërcënuar me jetë e ka patur jetën në rrezik, e deri në ditën që u largua nga Shqipëria në vitin 2000 ku pena e saj spikaste kundra diktaturës komuniste pranë shtypit të ish të përndjekurve politikë. Ka qenë veprimtare e përkushtuar pranë shtresës së persekutuar politike, si dhe anëtare e Këshillit të Lartë Kombëtar të Partisë Demokratike (PDSH)


Atmosfera në Roosevelt Island, ishte shume emocionuese. Kudo një rregull, muzikë dhe atmosferë paqeje. Të gjithë mbanim flamuj të vegjël amerikanë dhe nën tingujt e muzikës dhe në veçanti të himnit të flamurit amerikan. Prisnim të shfaqej në podium Hillary Clinton.

Clinton me lirshmërinë dhe zhdërvjelltësinë e saj karakteristike përshëndet të gjithë të pranishmit, ku mbajti mitingun e saj të parë të fushatës. Ligjërata e saj mbarte më vete sigurinë, thjeshtësinë dhe mendimet e qarta. Me natyrën e saj të qeshur dhe duke pushuar nga koha në kohë për të absorbuar duartrokitjet nga turma, në takimin e saj të parë e vlerësuan pothuajse 5000 pjesëmarrës.

Këtë ditë ajo kërkoi që të sigurojë një arsyetim për kanditaturën e saj, duke theksuar se Clinton po kandidon për të gjithë ata që kanë qenë ndonjëherë të rrëzuar, por nuk pranojnë të rrëzohen përsëri. Kandidimi i saj ka të bëjë jo vetëm për disa amerikane, por për të gjithë popullin amerikan. Zotimet për t’i dhënë popullit një ujdi me të drejtë mbi një sërë çështjesh duke përfshirë taksat, votimi i kryer dhe emigracioni i menaxhimit etj.

Ajo midis tjerash tha: “Unë nuk mund të jem kandidati më i ri në këtë garë, por unë do të jem presidenti i ri grua në historinë e Shteteve të Bashkuara”.

Në prononcimin e saj për këtë eveniment të rëndësishëm në SHBA, Mimoza Dajci thotë: "Në mbështetje të kandidaturës së znj. Clinton, për të qenë presidentja e parë në SHBA, edhe organizata e gruas ‘Shpresë & Paqe’ do të japë kontributin e saj. Tashmë kemi një përvojë nga vitet e kaluara; si raportet e mira me shtypin shqiptaro- amerikan, Federatën Universale për Paqe UFP, Qendrën për Drejtësi Familjare, si dhe lidhjet me personalitete të shquar, si senatorët Ruth Hasell Thompson, Jeff Klain, asamblistin Mark Gjonaj, avokatin Stive Kaufman, organizatat e ndryshme shqiptaro- amerikane si ‘Vatra’“ etj.

Kjo ditë e bukur vere u mbyll me këtë aktivitet politik që krahas përkrahësve të saj, të binte në sy jashtë vendit fushata e parë për garën presidenciale. Grupi i opozitës, të cilët dalloheshin me format paqësore për kundërshtimin e saj, shpërndanin syze dielli me ngjyra, ku në një krah ishte shkruar “Stophillary.gop”.

E gjithë kjo të jep vetëm paqe dhe qetësi. Përderisa tregon se në vende ku ka Demokraci të vërtetë fushatat transmetojnë vetëm kulturë dhe drejtësi. Nga ky vend i madh demokratik, duhet të mësojnë të gjitha ato vende, të gjithë ata politikanë që akoma nuk e kanë instaluar një demokraci të vërtetë në vendet e tyre se “politika është mjeti për marrëveshje qytetare për qytetarët” është shprehur Aristoteli i madh.