LAJMI I FUNDIT:

Politika e jashtme e Adrit

Politika e jashtme e Adrit

Adri Nurellari, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, para disa kohe shkroi në këtë portal duke thënë se politika e jashtme nuk ka të bëjë vetëm me njohjet. Është një konstatim shumë i saktë i Adrit, pasi po të ishte ndryshe 193 vende anëtare të OKB-së do të mbyllnin ministritë e tyre të Jashtme pasi i kanë njohjet.

Mirëpo, Adri gjatë tërë shkrimit të vet nuk foli asgjë tjetër përveç njohjeve. Nuk tregoi asnjë aktivitet tjetër të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, që do të ishte i vlefshëm të përmendet përveç njohjeve.


Pasi që kjo Ministri udhëhiqet nga lideri i partisë me më së shumti vota në Kosovë, një njeri i fuqishëm, i cili është edhe zëvendëskryeministër, ai nga Adri kërkon rezultate. Kam besim të madh që shefi i Adrit, i cili mendon se ka arritur suksese si kryeministër dëshiron të arrijë suksese edhe si ministër i Jashtëm dhe i bën Adrit presion që të arrijë rezultate me të cilat shefi mund të krenohet. Njohjet! Mund ta dëgjoj tash: Adri, ku janë njohjet!?

Mirëpo, si duket, Adri nuk mund të sjell njohje, për arsyet që edhe ai vet i përmend në shkrim: sharra e njohjeve ka hasur në disa gozhda: Disa shtete mendojnë se do të rradhiten në anën e SHBA-ve nëse e pranojnë Kosovë; disa kujtojnë se do nxisin separatizmin ne vendet e tyre; e disa të tjera nuk e kanë në rend dite të merren me njohjen e një shteti, imazhi i të cilit është korrupsioni dhe krimi.

Për këtë Adri, në vend se të flet me publikun se shpenzimi i energjisë në njohje mund të jetë jo shumë i vlefshëm, ka shumë gjëra me të cilat Adri dhe shefi tij do të mund të merren në mënyrë që kosovarët të shohin hair nga kjo Ministri.

1. Vera – Kosova ka verë të mirë, për këtë askush të mos ketë dyshime (ndoshta Adri e shefi nuk i pinë, por ato mbeten të mira). Kjo verë eksportohet shumë pak. Ministria e Jashtme organizon pritje në ambasadat e veta kohë pas kohe, gjithsesi se ndonjëherë edhe dërgon dhurata. Unë kam qenë në pak organizime të ambasadave të Kosovës, por në asnjërën prej tyre nuk kam parë verë të Kosovës. Adri publikoje tenderin për verëra për të gjitha ambasadat e Kosovës.

2. Djathi – Djathi i Sharrit është produkt unik dhe shumë i rrallë pasi djathë nga qumështi i deles bëhet në shumë pak vende, në mesin tyre edhe në Kosovë. Ky djathë thahet në lartësi afër 2000 metra në bjeshkët e Sharrit. Adri shpalle tenderin për djathë Sharri që do të shërbehet në pritjet e ambasadave dhe do t’i jepe shans ambasadorëve tanë të tregojnë për diçka të bukur që bëhet në vendin e tyre.

3. Bjeshka – Turizmi ardhës në Kosovë është më i dobëti në rajon. E tërë Kosova ka më pak turistë sesa Shkupi. Mirëpo, Kosova e ka produkt Peaks of the Balkans, që është shpërblyer në nivel botëror për turizëm të qëndrueshëm. Ka Gjeravicën që ka dalë edhe në reklama të Sony, ka kulla e ka xhami, kisha e manastire. Adri, sa fotografi të këtyre vendeve janë të varura në muret e ambasadave të Kosovës? Sa ambasadorë tuaj dinë për Peaks of the Balkans? Sa prej tyre tregojnë se Kosova është vend i mirë për tu vizituar?

4. Teknologjia – Shefi yt ftoi qytetarët që të votojnë në një garë të organizuar nga NASA ku marrin pjesë disa qytetarë të Kosovës. Bravo. Mirëpo, ku janë materialet që paraqesin Kosovën si vend të mirë për “near shore outsoursing”? Ku janë ngjarjet e organizuara nga Ministria e Jashtme që kosovarët e rinj të tregojnë për aftësitë e tyre në IT dhe të përkrahin këtë industri që mund të sjellë të ardhura për Kosovën. Në Zvicër, që është tregu më i madh i kosovarëve sa i përket ‘Call Center’, nuk kam parë asnjë aktivitet të Ministrisë tënde.

5. Arti – Në Francë para disa muajsh u mbajt një ekspozitë që prezantoi artin e Kosovës. Nuk e di kush e ka organizuar, por është për duartrokitje. Ku janë tjerat?

Adri, unë jam duke punuar shumë ngushtë me donatorë të huaj dhe Komunën e Pejës për t’i bërë Bjeshkët e Nemuna destinacion edhe më turistik. Para pak kohësh organizuam ‘Base Jumping’, të parin në Kosovë. Verarët e shesin verën e vet nën çmim të cilësisë të cilën e kanë; djathi i Sharrit shitet si produkt i zakonshëm e jo super-produkt kosovar çfarë është; nën çmim shiten edhe kërpudhat e bjeshkëve të Kosovës; krahasuar me mundësitë, shumë pak zvicerinë marrin shërbime on-line dhe në telefon nga të rinjtë kosovarë; bjeshkët e Kosovës janë duke u shitur nga agjencitë më të mëdha botërore, por shitja ka ngecur. Rritja e këtyre është politikë e jashtme përtej njohjeve. Të uroj sukses që ta bindësh edhe shefin se ka shumë gjëra përtej njohjeve.

P.S Nuk desha të flas për heqje te regjimit të vizave, pasi mund të dëshmohet shumë vështirë për Adrin.

(Autori është ekspert i komunikimit dhe pjesëtar i shoqërisë civile)

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori