LAJMI I FUNDIT:

Policia shkon në funeral për të përdorur gishtin e një njeriu të vdekur për ta zhbllokuar telefonin e tij

Policia shkon në funeral për të përdorur gishtin e një njeriu të vdekur për ta zhbllokuar telefonin e tij

Linus Phillip u vra nga policia në Largo të Floridas, pasi ai u përpoq t’iu ik oficerëve. Zyrtarët policor të përfshirë në të shtënat fatale nuk do të ndiqen penalisht, por policia në Largo po vazhdon një hetim pas vdekjes së tij.

Dy oficerët policorë erdhën pa paralajmërim në shtëpinë e furneralit ku ishte vendosur trupi i Phillipit dhe përdorën gishtin e tij në një përpjekje për të zhbllokuar telefonin e tij. Mirëpo, ata nuk e njoftuan paraprakisht familjen e tij, as nuk morën urdhër për këtë veprim, përcjell Telegrafi.


Gjykata Supreme ka pohuar se policia nuk mund ta bëjë një veprim të këtill pa një urdhër, por situata është e komplikuar ligjërisht kur pronari i telefonit është i vdekur. /Telegrafi/