LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës, të cilat lëshoheshin nga strukturat paralele

Policia sekuestron sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës, të cilat lëshoheshin nga strukturat paralele

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka realizuar një aksion në veri të Mitrovicës.

Telegrafi mëson nga burime, se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar sirenat e alarmit të cilat kanë qenë nën kontrollin e strukturave paralele të Serbisë.


I pyetur rreth këtij aksioni, zëvendëskomandanti i stacionit policor në veri, Veton Elshani ka thënë shkurt për Telegrafin se “nuk e mohojmë e as pohojmë një gjë të tillë”.

Sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës janë lëshuar shumë herë nga strukturat paralele kur nga popullata lokale kërkohej të organizoheshin për ndonjë ngjarje.

Sa herë që binin sirenat në veri të Kosovës, grupe njerëzish të organizuar dilnin në rrugë, duke organizuar protesta të dhunshme e barrikada kundër institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/