LAJMI I FUNDIT:

Policia sekuestron 38 pasaporta, diploma dhe armë gjatë aksionit në Suharekë

Policia sekuestron 38 pasaporta, diploma dhe armë gjatë aksionit në Suharekë

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale Perëndimi e Policisë Kufitare, sot me urdhër të prokurorit kanë realizuar kontroll në dy lokacione në territorin e Suharekës nën dyshimin e zhvillimit të aktiviteteve të kontrabandës me emigrant.

Policia njofton se në orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrollin në një lokacion nën dyshimin se aty mund të ketë dëshmi që lidhen me kryerjen e veprës penale ‘kontrabanda me emigrant’.


“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 36 (tridhjetë e gjashtë) pasaporta të RKS-së,  një diplomë e kryerjes së Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit), 22 (njëzet e dy) foto të 6 personave të ndryshëm, një  transaksion bankar. I dyshuari nuk është hasur në atë lokacion”, thuhet në njoftim.

Gjatë grumbullimit të dëshmive dhe provave, policia ka ardhur në përfundim se edhe në një lokacion të dytë mund të gjinden dëshmi lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale. Kështu, pas marrjes së urdhëresës nga organet e drejtësisë është realizuar në mesditë (27 maj 2021) kontrolli në lokacionin e dytë.

“Aty janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi:  dy telefona; dy pasaporta të RKS-së, dy transaksione bankare, një diplomë  e Shkollës së Mesme të Lartë (gjimnazit)  dhe një pushkë gjysme automatike me një karikator dhe 28 (njëzet e tetë) fishekë të kalibrit 7.62 mm.  I dyshuari i dyte është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në komunikatën e PK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori