LAJMI I FUNDIT:

Policia me plan operacional për hotele e motele, vetëm sot janë kontrolluar mbi 100 objekte

Policia me plan operacional për hotele e motele, vetëm sot janë kontrolluar mbi 100 objekte
Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës, në përpjekjet e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, ka zhvilluar planin operacional në drejtim të identifikimit të të gjitha objekteve hoteliere, moteleve në tërë territorin e vendit tonë, ku vetëm sot në target kanë qenë mbi 100 objekte.

Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës thuhet se, ky aktivitet është zhvilluar duke përdorur edhe resurset tjera institucionale në bashkëpunim me institucionet përkatëse që kanë për domen këtë fushë të veprimtarisë ekonomike, transmeton Telegrafi.


“Kontrolli do të realizohet në të gjitha lokalet e këtij lloj biznesi të regjistruara dhe të paregjistruara, dhe në fazën e parë në fokus të operacionit janë objektet-bizneset që kanë frekuentim më të madh të klientëve, ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Në këtë operacion policor janë të përfshira të gjitha njësitet kompetente policore dhe ato të specializuara për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore, pastaj inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Operacioni i sotëm ka filluar në orën 10:00 dhe deri më tash çdo gjë është duke u zhvilluar sipas planifikimeve paraprake.

Në fazën fillestare të aksionit janë identifikuar tri lokale që operojnë ilegalisht. Gjithashtu gjatë kësaj faze të operacionit është takuar edhe një shtetas i huaj, i cili kishte në posedim substancë të dyshuar narkotike dhe pajisje elektronike-kompjuter që dyshohet të jenë produkt i veprës penale.

Njësitet e antidrogës po ashtu janë involvuar për trajtimin e këtij rasti dhe procedimin sipas procedurave ligjore.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitetet e saj dhe operacionet policore në funksion të luftimit të dukurive negative të të gjitha llojeve, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar të involvuar në aktivitete të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori