LAJMI I FUNDIT:

Policia për aksionin e PSD-së: Penguan policët në kryerjen e detyrës 

Policia për aksionin e PSD-së: Penguan policët në kryerjen e detyrës 
Foto: Ilustrim

Janë liruar aktivistët e Partisë Socialdemokrate, të cilët gjatë së martës kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

E lidhur me këtë ka dhënë detaje Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.


Sipas Policisë katër meshkuj dhe një femër pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore.

Analistët e shohin të tepruar reagimin e policisë ndaj protestës së PSD-së kundër Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Analistët e shohin të tepruar reagimin e policisë ndaj protestës së PSD-së kundër Gjykatës Speciale

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 07.09.2021 – 10:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë pasi që kanë penguar zhvillimin e një aktiviteti dhe se gjatë kohës sa ka intervenuar policia, të njëjtit i kanë penguar policët në kryerjen e detyrës, me ç ‘rast, policët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Të dyshuarve dhe policëve iu është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Me vendim prokurorit i shtetit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori