LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, një pjesë e rrugës magjistrale Ferizaj-Prishtinë e pakalueshme

Reshjet e shiut, një pjesë e rrugës magjistrale Ferizaj-Prishtinë e pakalueshme

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe grumbullimit të ujit, rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, nga fshati Muhovc (afër pikës së karburantit “Euromiti”), deri në afërsi të fshatit Babush të Ferizajt (drejtimi i Prishtinës) është vështirësuar për qarkullim të automjeteve.

Po ashtu njoftohet se në disa vende rruga është bërë e pakalueshme.


“Lusim qytetarët / shoferët e automjeteve që të përdorin rrugët alternative, autostradën “Arbën Xhaferi”, apo rrugët tjera, përmes qytetit të Lipjanit dhe Shtimës, në mënyrë që t’i shmangen ndonjë bllokimi të tyre, deri në lirimin e plotë të rrugës”, njofton Policia e Kosovës.

Ndryshe, policia rajonale e Ferizajt është në të dy anët e rrugës magjistrale Ferizaj-Prishtinë dhe po orienton komunikacionin.

Për gjendjen e krijuar në këtë relacion janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes kompania për mirëmbajtjen e rrugëve dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës të komunës së Ferizajt, ndërsa është njoftuar edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Policia thotë se për informata tjera, deri në lirimin e rrugës për qarkullim të automjeteve do të njoftoheni me kohë.

Ndërsa, për ç’do rast luten qytetarët të njoftojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori