eksperti-banner

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Përveç angazhimeve në fusha tjera, si pjesë e planifikimit në zbatimin e masave gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra tregtare, me ç’ rast janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.


Bazuar në gjendjen faktike, ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve ligjore të parapara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

IMG 42cae2b22029142f655261400e787972 V

IMG 0107a8b6a4212868df8c29b2bcdd6810 V