LAJMI I FUNDIT:

Policia në Kaliforni gjen kufomën e 87-vjeçares në frigorifer, morën në pyetje të bijën që jetonte me të – rezultatet e obduksionit pritet të qartësojnë gjithçka

Policia në Kaliforni gjen kufomën e 87-vjeçares në frigorifer, morën në pyetje të bijën që jetonte me të – rezultatet e obduksionit pritet të qartësojnë gjithçka

Trupi i pajetë i një gruaje 87-vjeçe është gjetur në një frigorifer në shtëpinë e saj në jug të Kalifornisë, me c ‘rast policia ka marrë në pyetje bijën e saj që ka dhënë “deklarata të pazakonta” rreth asaj se ku gjendej e ëma e saj.

Zyrtarët policorë shkuan të hënën herët në adresën në New Ridge Driveview për të parë se çfarë po ndodhë më Miriam Travis, 87-vjeçe, pasi që bija e saj e dytë që jeton në një shtet tjetër ishte brengosur pasi që e ëma e saj nuk ishte lajmëruar për më shumë se dy muaj, transmeton Telegrafi.


Policinë në shtëpi i priti bija e saj 64-vjeçe që jeton në të njëjtën shtëpi, kurse hetuesit filluan “të dëgjojnë deklarata të pazakonta lidhur me atë se ku gjendej e ëma e saj”, ka bërë të ditur polici Javier Kabrera, shkruan NBC News.

“Policët arritën të futen në shtëpi brenda të cilës ishte gjithçka në rregull, përveç se ishte e mbingarkuar me gjësende. Më të hyrë brenda, kaluan përmes garazhit dhe në frigorifer gjetën kufomën e gruas”, ka shtuar ai.

E bija e saj për pak orë u mbajt në paraburgim, por arrestimi i saj nuk pritet të ndodhë derisa të përfundon obduksioni dhe të konstatojnë rezultatet se ajo mund të ketë pasur gisht.

Familjari Sedrik Valentin kujton momentin kur së fundmi kishte parë të bijën e Travis para shëtisë – të cilën e pyeti për të ëmën. Lagjia e tyre është rreth 100 kilometra larg qendrës së Los Angeles.

“E pyeta: Carol, ku është Miriam? I bëjë të fala. Ajo më tha se është brenda shtëpisë”, tha Valentin për NBC Los Angeles.

Në evidencën e pronës thuhet që Carol Etchel 64-vjeçe, jeton në shtëpi me Miriam Travis. Gazetarët kishin tentuar nga e bija e saj të marrin një prononcim, por ajo nuk ishte lajmëruar.

Travis kishte punuar në zyrën e sherifit të Los Angeles si detektive dhe atë për 27 vite – përkatësisht nga 1963 deri në pensionim më 1990. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Botë
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori