LAJMI I FUNDIT:

​Policia në aksion në parandalim të aksidenteve në Ferizaj, të përfshirë edhe policë civil

​Policia në aksion në parandalim të aksidenteve në Ferizaj, të përfshirë edhe policë civil

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Reklama

Sipas Policisë, ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt.

Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.

Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba

Heqje e patentë shoferit 27

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba

Kalimi i afatit të regjistrimit, 97 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 232 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 756 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110 gjoba

Gjithsej, 2666 gjoba

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Lajme
Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Lajme
Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Lajme
Pas rastit në Banjskë, Elshani: Ka raste kur policët e dorëhequr po kërkojnë të kthehen në punë

Pas rastit në Banjskë, Elshani: Ka raste kur policët e dorëhequr po kërkojnë të kthehen në punë

Lajme
Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Siguri
Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Serbisë, pas sulmit në veri të Kosovës

Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Serbisë, pas sulmit në veri të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori