LAJMI I FUNDIT:

Policia mbyll tri lokale në Istog dhe Klinë, aty punonin valltare pa leje të punës

Policia mbyll tri lokale në Istog dhe Klinë, aty punonin valltare pa leje të punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësitë e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë dhe Istog, të përkrahur nga njësi tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës.

Në njoftimin e bërë për media, Policia e Kosovës njofton se, gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit komunal në pesë lokale, në mungesë të dokumentacionit, janë mbyllur dy lokale në komunën e Klinës dhe një në komunën e Istogut, transmeton Telegrafi.


Siç njofton policia, në këto lokale janë hasur punëtore (valltare) duke punuar pa leje të punës, me të cilat lidhur me punën dhe qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion.

Po ashtu gjatë këtij operacioni, në një veturë në oborrin e njërit nga lokalet në komunën e Klinës është gjetur dhe është konfiskuar 1 (një) revole me 7 (shtatë) fishekë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armës’, ku personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, Stacioni Policor në Istog, NJRSH-DRP Pejë, njësia Trafikut Rajonal, Inspektorati Komunal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori