LAJMI I FUNDIT:

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur policia kufitare në Vërmicë ka konfiskuar rreth 30 kilogramë drogë, që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia bëri të ditur se më 26.11.2020, rreth orës 18:30, Policia e Kosovës për mbikëqyrje kufitare, rajoni Perëndimi ka vërejtur lëvizje të dy personave të dyshuar të cilët lëviznin nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.


“Të dyshuarit në një largësi nga zyrtarët policor kanë hedhur dy çanta të zeza nga dora, dhe falë konfiguracionit të terrenit (malor) kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë. Policia në të dy çantat e hedhura nga të dyshuarit ka gjetur disa qese të mbështjella që dyshohej të jenë substanca narkotike. Lidhur me to janë informuar njësitet kompetente të antidrogës në Prizren dhe forenzika për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy çanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte 50 paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej njëzetë e kilogram e 686.8 gramë.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Blerja, Posedimi, Shpërndarja e paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope analoge” dhe hetime të mëtejme janë në proces.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori