LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon bimë të kanabisit në Kaçanik

Policia konfiskon bimë të kanabisit në Kaçanik

Policia e Kosovës ka konfiskuar bimë narkotike të llojit kanabis sativa në Kaçanik.

“Është raportuar se në një parcelë, pronë shtetërore, janë gjetur të mbjellura bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dëshmi, ku është konfiskuar edhe një thikë”, thuhet në raport.


Me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/