LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi, dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi, dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka lëshuar të mërkurë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e një personit në kërkim policor, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit, pas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Personi i dyshuar është Veton (Fevzi) Esati, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Deri më tani, i dyshuari nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori