LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje të reja për aksidentin në Gllarevë, ku u lënduan pesë persona

Policia jep detaje të reja për aksidentin në Gllarevë, ku u lënduan pesë persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotëm që ka ndodhur në rrugën magjistrake Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë, ku pesë persona (katër vajza e një djalë) kanë mbetur të lënduar.

Në njoftimin e policisë thuhet se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 19:05 ka pranuar informacion për aksident komunikacioni më lëndime në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, në fshatin Gllarevë – Klinë, me ç’rast ishte i përfshirë një automjet udhëtarësh (kombi).


“Menjëherë njësite relevante të policisë komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore. Në automjetin e përfshirë në ketë aksident lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar fillimisht në QMF Klinë për ndihmë fillestare dhe pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Gllarevë
Lexo po ashtu Pesë persona lëndohen në një aksident trafiku në Gllarevë

Personat e lënduar, sipas Policisë, janë një mashkull  (1997) dhe katër femra  të lindura në vitin 1995 dhe 1996.

“Njëra nga të lënduarat, për shkak të lëndimeve serioze dërgohet nga Spitali Rajonal në Pejë për QKUK Prishtinë, një ndalohet në spital rajonal Pejë dhe tre të tjerët lirohen për në shtëpi, pas dhënës së ndihmës mjekësore”.

Policia thotë se lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe sipas të dhënave preliminare, dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit-përshtatjes së shpejtësisë adekuate sipas rregullave dhe shenjave të parapara.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori