LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth të shtënave me armë në Zubin Potok, ku një grup i qytetarëve kishin dalë për të ecur

Policia jep detaje rreth të shtënave me armë në Zubin Potok, ku një grup i qytetarëve kishin dalë për të ecur
Foto: Arkiv

Një grup prej mbi 50 personave të organizuar nga “Kosovo Mountain Club”, janë sulmuar sot me armë zjarri në zonën e Zubin Potokut pasi që kishin organizuar ecje në malet e kësaj pjese.

Pas incidentit grupi ka ndërruar destinacionin e ecjes, ndërsa rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.


Rastin për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se të shtënat me armë janë bërë në afërsi të tyre.

Sulmohen me armë zjarri një grup i qytetarëve që kishin dalë për të ecur në malet e Zubin Potokut
Lexo po ashtu Sulmohen me armë zjarri një grup i qytetarëve që kishin dalë për të ecur në malet e Zubin Potokut

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha se nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar asnjë person, ndërsa gjatë rrugës kanë hasur në një patrullë policore dhe e kanë njoftuar për rastin.

“Diku rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhur nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëme të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, tha Hoti.

Ndryshe edhe vetë organizatorët e kësaj ecje, është bërë e ditur se të gjithë janë mirë dhe nuk është lënduar askush. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori