LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për përleshjen në Prishtinë që përfundoi me të plagosur

Policia jep detaje për përleshjen në Prishtinë që përfundoi me të plagosur

Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku gjatë rrahjes një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Shala”, rreth orës 10:00.


“Rr. Bedri Shala, Prishtinë / 04.03.2024 – 10:00. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që janë shkrepur në drejtim të tij nga persona të panjohur”, thuhet në raportin policor.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prishtina nuk gjen qetësi, sërish gjuajtje me armë zjarri
Lexo po ashtu Prishtina nuk gjen qetësi, sërish gjuajtje me armë zjarri

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe disa gëzhoja. Rasti i cili është iniciuar si “Vrasje në tentativë / Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, është duke u hetuar.

Ndërsa, rast i njëjtë ka ndodhur edhe rreth orës 21:42 në rrugën “Shaip Spahiu”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë me veturë, tre persona të panjohur nga vetura e tyre në lëvizje–pa targa, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhej më tej në raport.

Publikohen pamjet, i riu u rrah dhe u qëllua me armë zjarri në Prishtinë
Lexo po ashtu Publikohen pamjet, i riu u rrah dhe u qëllua me armë zjarri në Prishtinë

Përveç dëmeve materiale të shkaktuar në veturë, nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet.

Po ashtu, raportohet se në të njëjtën kohë në rrugën “Bedri Shala”, ankuesi kosovar ka raportuar se dy ose tre persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit ndërtimor, me ç’rast një predhë kishte mbetur në korridorin e këtij objekti.

“Njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.6 mm. Të lënduar nuk ka, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti në proces hetimi”, ka njoftuar policia.

Jo zyrtarisht mësohet se të shtënat me armë zjarri ndërlidhen me përleshjen fizike dhe plagosjen e ndodhur në mëngjes në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori