LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një punëtorë i KEDS-it, veturën po e drejtonte një i mitur

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një punëtorë i KEDS-it, veturën po e drejtonte një i mitur
Foto: Ilustrim

Një punëtor i Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka vdekur dje si pasojë e goditjes nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Rasti kishte ndodhur dje rreth orës 12:17 në  fashtin Shajkovc të Podujevës.


Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur që viktimën e kishte goditur për vdekje një i mitur i cili ishte duke e drejtuar veturën në ato momente.

Punëtori i KEDS-it goditet për vdekje nga vetura gjatë kryerjes së detyrës në Podujevë
Lexo po ashtu Punëtori i KEDS-it goditet për vdekje nga vetura gjatë kryerjes së detyrës në Podujevë

Sipas policisë viktima ka ndërruar jetë në orën 16:20 dhe trupi i tij është dërguar për obduksion, ndërsa të miturit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

“ Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku  një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori