Policia izraelite ka hyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për të larguar protestuesit palestinezë të enjten, pasi vizitat e hebrenjve në këtë vend të shenjtë rinisën pas një ndërprerjeje gjatë festave myslimane.
Në javët e fundit ka pasur një sërë përleshjesh në kompleksin Al-Aksa, që është vendi i tretë i shenjtë për myslimanët, i cili është i ndërtuar në majën e një kodre, që konsiderohet vendi më i shenjtë i hebrenjve, të cilët i referohen si Mali i Tempullit.
Teksa vizitat e hebrenjve rinisën, dhjetëra palestinezë u mblodhën pranë xhamisë duke brohoritur “Zoti është i madh”.
Përleshjet nisën pasi policia izraelite arrestoi një protestues palestinez. Policia përdori plumba gome, teksa palestinezët u strehuan brenda xhamisë. Më pas, forcat policore u panë brenda hyrjes së xhamisë.
Policia izraelite tha se u kundërpërgjigj pasi protestuesit hodhën gur drejt tyre, teksa një zyrtar policor u raportua se është lënduar lehtë.
Por, dëshmitarët palestinezë thanë se ata nuk kanë hedhur gurë në drejtim të policisë para se ajo të ndërhynte. Ndërkaq, disa palestinezë që u strehuan në xhami u panë duke hedhur gurë në drejtim të zyrtarëve policorë teksa ata po hynin në ndërtesë.
Sipas një marrëveshjeje joformale, hebrenjtë lejohen që ta vizitojnë këtë vend, por jo të luten në të.
Në vitet e fundit, një numër gjithnjë më i madh i hebrenjve kanë vizituar këtë vend të shenjtë nën përcjelljen e policisë.
Vizitat e hebrenjve kanë zemëruar palestinezët, por edhe Jordaninë fqinje, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e Al-Aksas.
Palestinezët thonë se Izraeli mëton që ta marrë nën kontroll këtë xhami. Por, Izraeli thotë se dëshiron që ta respektojë marrëveshjen aktuale dhe akuzon grupin militant islamik, Hamas, për dhunën e fundit.
Vizitat e hebrenjve, që rinisën më 5 maj, ishin pezulluar gjatë dhjetë ditëve të fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit dhe gjatë festës së Fitër Bajramit.
Më 5 maj, në Izrael shënohet edhe Dita e Pavarësisë dhe ditëve të fundit disa grupe ekstreme u kanë bërë thirrje besimtarëve hebrenj që ta festojnë këtë ditë duke valëvitur flamujt e Izraelit brenda në këtë vend të shenjtë. Këto thirrje gjerësisht kanë qarkulluar në rrjetet sociale. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli sulmon Iranin me raketa
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi