LAJMI I FUNDIT:

Policia greke publikon pamjet e kamerave të sigurisë: Si vidhte banda e shqiptarëve në Athinë (Video)

Policia greke publikon pamjet e kamerave të sigurisë: Si vidhte banda e shqiptarëve në Athinë (Video)

Policia greke ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë se si anëtarët e bandës shqiptare në Athinë vidhnin qytetarët në stacionet e metrosë dhe në aeroport.

Në dosjen hetimore thuhet se anëtarët e bandës përziheshin në turmën e qytetarëve dhe u vidhnin atyre portofolat, celularët dhe sende të tjera personale.

Në video shihen personat me rreth të kuq, të identifikuar nga policia greke si anëtarë të bandës.

Disa prej tyre qëndrojnë në platformën e metrosë dhe sillen sikur nuk e njohin njëri-tjetrin.

Ndërkohë, të gjitha veprimet e anëtarëve të bandës mbikëqyren nga drejtuesja e tyre, një 36-vjeçare shqiptare e quajtur Fatmira Cami.

Ajo përdor edhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia. 36-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave.

Në këtë bandë të përbërë nga 49 anëtarë ku shumica janë shqiptarë, Fatmira drejtonte së bashku me një 32-vjeçar shqiptar. Prej 10 vitesh, banda e grabitësve funksiononte në mënyrë aktive.

Policia ka publikuar edhe fotot e anëtarëve të bandës, tashmë të arrestuar.

Hetuesit grekë thonë se deri tani janë dokumentuar 700 vjedhje, ndërsa dyshohet se ka kryer 4 mijë raste të vjedhjeve.

Bashkë me Fatmirën, banda drejtohej edhe nga një 32-vjeçar shqiptar. Fitimet ishin marramendëse.

Fatmira paguante edhe disa efektivë policie të korruptuar për t’u siguruar mbrojtje anëtarëve të tjerë.

E gjithë skema e funksionimit të tyre është zbardhur nga policia greke.

Banda e kishte përqendruar aktivitetin e saj kryesisht në aeroportin e Athinës dhe në stacionet e metrosë gjatë orareve të mëngjesit kur njerëzit shkonin në punë dhe pasdite kur ktheheshin nëpër shtëpi. /tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori