LAJMI I FUNDIT:

Policia gjen bimë narkotike, të kultivuara në Vushtrri

Policia gjen bimë narkotike, të kultivuara në Vushtrri

Pas një operacioni të policisë, në oborrin e një shtëpie në qytetin e Vushtrrisë, policia ka gjetur bimë nrkotike të kultivuara, si dhe fara për mbjelljen e tyre.

“Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë janë gjetur 20 copë bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis, si dhe në shtëpi janë gjetur 100 copë fara të njëjtës bimë. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi, andaj i njejti është në kërkim”, ka konfirmuar për portalin Veriu.info zëdhnësi rajonal i policisë, Avni Zahiti, rporton Veriu.info.


Bimët narkotike janë kultivuar në rrugën Avni Saraçi në qytet, derisa kontrolli i asj shtëpie është bërë me urdhër të Gjykatës.