LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shqipërisë shpëton një turist serb të lënduar në malin e Jezercës

Policia e Shqipërisë shpëton një turist serb të lënduar në malin e Jezercës

Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë  dhe ekipin mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë shpëtuar një turist serb që ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas, forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.


Tutje në njoftim për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me borë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.

“Rreth orës 10:05, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë 4 turistë serbë kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri prej tyre, duke eksploruar zonën e Valbonës, në malin e Jezerces, kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën”- thuhet në njoftim.

Shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit, sipas njoftimit,  kanë mundur të shkojnë në vendin ku kishte rënë turisti dhe për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë, skuadra alpine e Reneas dhe shërbimet e Policisë kanë kërkuar ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, për të bërë të mundur transportimin e turistit.

“Me ndihmën e helikopterit, pas shumë përpjekjesh, shërbimet e Policisë e kanë futur në helikopter turistin e dëmtuar dhe më pas e kanë zbritur në rrugën e automjeteve, ku dhe helikopteri ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore turistit serb”, thuhet në njoftim.

Pas ndihmës mjekësore, bëhet e ditur se  turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turisti serb sipas njoftimit ka falënderuar shërbimet e Policisë, ekipin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafin mjekësor, që i erdhën në ndihmë në kohë reale, për t’i shpëtuar jetën.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori