Policia në Ohio ndau pamje nga kamerat e trupit të ndjekjes së një kungulli gjigant të fryrë që u shkëput nga përpara një shtëpie dhe u rrokullis nëpër qytet.

Departamenti i policisë së Parma Heights tha në mediat sociale se oficerët e gjetën veten "në ndjekje të zjarrtë të një kungulli gjigant të fryrë", që po rrokullisej nëpër qytet në orët e para të së mërkurës.


Pamjet e kamerave të trupit tregojnë kungullin të mbajtur në vend në anë të një rruge nga një oficer dhe një qytetar që e asistonte.

Oficeri shpjegon se e kishte ndjekur kungullin poshtë rrugës.

"Isha praktikisht në ndjekje", thotë oficeri i policisë, transmeton Telegrafi.

Policia përfundoi duke e futur kungullin në pjesën e pasme të një makine patrullimi, për ta transportuar përsëri në oborrin e pronarit të saj.

"Oficerët mund të konfirmojnë se karroca e Hirushes, në fakt, u kthye në një kungull menjëherë pas mesnatës në Parma Heights", shkroi policia. /Telegrafi/