LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë sekuestron 4.3 tonë marihuanë në Gostivar me vlerë mbi 10 milionë euro

Policia e Maqedonisë sekuestron 4.3 tonë marihuanë në Gostivar me vlerë mbi 10 milionë euro

MPB Maqedoni njofton se sot (15.12.2023) zyrtarët policorë me urdhër të Gjykatës së Gostivarit kanë konfiskuar marihuanë nga një person juridik në fshatin Vrapçisht, me sasi përgjithshme prej 4341 kilogramë në vlerë prej mbi 10 milionë euro.

Sasia e marihuanës është konfiskuar pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për heqjen e autorizimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik, për shkak të parregullsive të konstatuara në operim.


“Gjegjësisht, në periudhën e kaluar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike dhe DPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit janë konstatuar parregullsi të shumta, për të cilat DPB e Gostivarit ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Gostivarit nga neni 95 c i Ligjit për kontrollin e drogave narkotike”.

“Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, janë sekuestruar 4341 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe janë vendosur në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Komisionin nga Ministria e Shëndetësisë, do të vazhdojnë kontrollet në të ardhmen në personat juridikë që kanë leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për të konstatuar parregullsi të mundshme në funksionimin e tyre”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori