LAJMI I FUNDIT:

Policia e Maqedonisë gjobit 435 shoferë për vozitje të shpejtë

Policia e Maqedonisë gjobit 435 shoferë për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.08.2023) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 435 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 44 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 9 automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë.
Në të njëjtën kohë, 224 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 211 jashtë vendbanimit.

Nga MPB thonë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/