LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës zero tolerancë ndaj shkelësve të Ligjit anti-COVID

Policia e Kosovës zero tolerancë ndaj shkelësve të Ligjit anti-COVID

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka mbajtur sot një takim virtual me menaxhmentin e Policisë së Kosovës, ku është diskutuar lidhur me zbatimin e masave në luftimin e përhapjes së koronavirusit, pas shtimit të rasteve të reja ditëve të fundit në Kosovë.

Qalaj ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore (DRP) dhe drejtorët e DRP-ve të kufirit, që të shtojnë aktivitetet në zbatim të Ligjit antiCOVID-19.


Ai tha se drejtorët rajonalë duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtar të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në terren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të ketë më pak të prekur nga pandemia.

“Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bie ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave”, u shpreh Qalaj.

Gjithë të pranishmit në takim, e në veçanti drejtorët e DRP-ve, u zotuan se do të mbajnë lartë angazhimet e tyre në drejtim të shtimit të masave parandaluese në aspektin policor.

Policia e Kosovës, me këtë rast i bashkëngjitet apelit të përgjithshëm të institucioneve shëndetësore e qeveritare, që të gjithë pa përjashtim të kenë kujdes të shtuar ndaj përhapjes së pandemisë dhe të respektojnë ligjin dhe vendimet e institucioneve të vendit, përndryshe do të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori