Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka publikuar emrat me fotografi të gjashtë personave, të cilët janë në kërkim të drejtësisë.

Të pandehurit janë duke u kërkuar për  krime lufte kundër popullsisë civile.


Personat e shpallur në kërkim janë:

AKSIQ (Voimir) Çedomir; data e lindjes; 10.05.1960

DENIQ (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967

JOVANOVIQ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961

PAUNOVIQ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969

RAÇIQ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974

RAJKOVIQ (Ivica ) Lubisha; data e lindjes; 07.12.1974

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë: Tel: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 038 542 127; Qendra Operative DDP,  e-mail adresa: info@kosovopolice.com, transmeton Telegrafi.

312800401 415934737413457 5491857754028393538 n

313431648 415934820746782 3043551153989102399 n

313194313 415934817413449 1658508668963474198 n

314459419 415934724080125 7917698080915925451 n

314355593 415934717413459 6130350545170161130 n

312814331 415934720746792 2659672497147527882 n