LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës promovoi projektin “Njihuni me policin tuaj”

Policia e Kosovës promovoi projektin “Njihuni me policin tuaj”

Me qëllim të rritjes së mëtejme të bashkëpunimit dhe partneritetit me qytetarët Policia e Kosovës ka promovuar sot projektin “Njihuni me policin tuaj”.

Projekti  “Njihuni me policin tuaj” i bazuar në strategjinë  Policimit në Bashkësi dhe Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca, është promovuar në objektin e Drejtorinë Rajonale të Ppolicisë Mitrovica Veri si dhe në stacionin Qendër-Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pjesë e takimit dhe konferencës ishin komandantet e stacioneve policore dhe nënstacioneve si dhe zyrtaret policorë të sektorëve te DRP Mitrovicë Veri dhe DRP Prishtina.

“Projektin në fjalë e prezantojë  Drejtori i Departamentit për Operacione kolonel, Gazmend Hoxha i shoqëruar nga drejtorët rajonal të Prishtinës dhe Mitrovicës Veri si dhe Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast u bë shpërndarja e kartelave të policeve në sektorë së bashku me posterët e dedikuar për këtë projekt si dhe mënyrën e implementimit të këtij projekti.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, me anë të implementimit të këtij projekti synon rritjen e mëtejme të bashkëpunimit dhe partneritetit me qytetarët, krijimin e mundësisë për qytetarët e interesuar të njohin policët e lagjes së tyre.

Ky projekt i cili filloj së implementuari fillimisht në dy drejtoritë rajonale policore atë të Prishtinës dhe të Mitrovicës Veri, për të vazhduar më pastaj edhe në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, do të ndikojë edhe më tej në rritjen e bashkëpunimit të drejtë me qytetarët dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori