LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe 17 qendra masazhi – arrestohen 14 persona

Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe 17 qendra masazhi – arrestohen 14 persona

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit ‘OPERATION CHAIN’, të zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.

Reklama

Policia e Kosovës nga data 8 maj deri më 14 maj 2023, ka zbatuar Planin Operativ ‘Stuhia 2023’, me shtrirje në të gjithë vendin, në bashkëpunim me inspektoret e tregut nga MINT, Administratën Tatimore dhe inspektoret e punës.

Në operacion janë përfshirë 262 zyrtarë nga Policia dhe institucionet e lart-cekura, ku në teren janë ndërmarrë këto veprime:

Operacione në rrugë, sheshe dhe qendra tregtare për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge;

Inspektimin/kontrollimin e lokaleve ‘Muzikë Live’

Inspektimin/kontrollimin e ‘Qendrave të Masazhit’

Kontroll të shtuara në të gjitha pikë-kalimet kufitare

Nga veprimet e ndërmarra janë arrite këto rezultate:

Identifikimi i 3 viktimave të trafikimit dhe i 11 viktimave të supozuara të trafikimit, te cilat janë referuar për shërbime dhe trajtim sipas procedurave,

Arrestimi i 14 personave të dyshuar për veprën e trafikimit dhe veprave të tjera që ndërlidhen me trafikimin me njerëz,

Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura,

Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj.

Nga  lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative,

Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’,  në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj. Prej këtyre ‘Qendrave Masazhi’, 17  janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative.

Policia thotë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe iniciativave/operacioneve ndërkombëtare si dhe operacioneve të organizuara në nivel vendi, pasi lufta kundër trafikimit me njerëz është sfidë ndërkombëtare e vendore e cila duhet të luftohet në bashkëpunim e koordinim ndërkombëtar e me institucione vendore e qytetarë.


Në trend Lajme

Më shumë
Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë

Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë "Russia Today" dhe "Sputnik" që të shkaktojnë dëme në Maqedoninë e Veriut

Politikë
PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

Jehona Hulaj
Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Siguri
Kraki: Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Kraki: Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Lajme
Dhunë psikike në vazhdimësi, gruaja nga Fushë Kosova raporton rastin në Polici

Dhunë psikike në vazhdimësi, gruaja nga Fushë Kosova raporton rastin në Polici

Kronika e Zezë
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën merr pjesë në “European Youth Event”

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën merr pjesë në “European Youth Event”

Lajme
Kalo në kategori