LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e New Yorkut

Policia e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e New Yorkut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i tij, në këtë rast drejtori i Departamentit të Burimeve Njerëzore Taibe Canolli, drejtori i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar Florie Hajra dhe zyrtari nga ICITAP-i amerikan Richard Staples, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë realizuar takim me Komesarin e Policisë së New Yorkut James P. O’Neill, si dhe kanë realizuar vizita në Akademinë


Policore, departamente të ndryshme, Homland Security (Doganë dhe Polici Kufitare), në muzeun memorial etj.

Kjo vizitë disa ditore është e një rëndësie të veçantë dhe ka për qëllim vazhdimin e avancimit të bashkëpunimit ndër-policor ndërmjet dy vendeve, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve policore me interes të përbashkët, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i takimeve zyrtare dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, sot me 07.06.2019, nga drejtori Qalaj dhe komesari O’Neill u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi, i cili vlerësohet si i pari me vendet e Ballkanit.

Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi synohet vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor, në shkëmbimin e informacioneve policore, në luftën kundër krimit të organizuar, krimit trans-kufitar, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale, përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave më të mira policore.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy vendet vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të të dy policive në të gjitha fushat policore si dhe nevojën e avancimit të bashkëpunimit të mëtejmë edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori