LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kanë hartuar planin operativ “Migrim i parregullt” dhe si rrjedhojë janë shtuar patrullimet dhe vëzhgimet në terren për identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar, kryes të veprave penale.


“Më datën 14.09.2022 rreth orës 21:20 njësia policore nga policia kufitare Vërmicë – Drejtoria Rajonale Gjakovë, gjatë zbatimit të planit operativ të lartcekur në fshatin Shkozë ka ndaluar dy automjete të dyshuara taksi me targa vendore me drejtues dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilat ishin në lëvizje nga drejtimi Vërmicë – Prizren.

Gjatë kontrollit të realizuar ndaj dy automjeteve janë hasur shtatë viktima shtetas egjiptianë dhe një shtetas palestinez, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në kontrabandimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një mashkull palestinez, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktimat janë dërguar në njësinë për migrim dhe të huaj për procedurat e mëtutjeshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori