LAJMI I FUNDIT:

Policia e Arabisë Saudite do të pajiset me flotë elektrike veturash të aftë për transportimin e dronëve

Policia e Arabisë Saudite do të pajiset me flotë elektrike veturash të aftë për transportimin e dronëve

Arabia Saudite së shpejti do të ketë një flotë plotësisht elektrike veturash policie sedan falë kompanisë Lucid Motors.

Automjeti i parë policor nga Lucid u zbulua më 4 shkurt në Panairin e Mbrojtjes Botërore në Riad të Arabisë Saudite.


Sedani vjen në ngjyrë bardhë e zi, me një pajisje shtesë në çatinë e tij. Ajo pajisje që duket si grup sirenash, në fakt është një transportues dronësh. Vetëm me shtypjen e një butoni kutia e sipërme hapet, dhe droni niset.

Ndërsa nuk ka imazhe të publikuara ku shfaqet pjesa e brendshme e veturës, pritet të që vijë me modifikime të reja si një ekran të madh info-argëtues dhe pajisje radio-celularë.

Ky lajm nuk duket befasi, pasi fondi sovran i Arabisë Saudite ka nën pronësi deri në 60 për qind të aksioneve të Lucid Motors.

Qeveria e vendit ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin e veturave për blerjen e 100 mijë modeleve elektrike gjatë dekadës së ardhshme.

Lucid Motors si fabrika e vetme që prodhon vetura elektrike në rajon, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në kalimin e Arabisë Saudite nga karburantet në bateri. /Telegrafi/