Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga operacioni policor në Mitrovicë, ku janë arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka sqaruar se sot në mëngjes Policia ka arrestuar tre persona.
“Cak kanë qenë katër lokacione. Në këtë operacion kanë marrë pjesë njësi të ndryshme policore. Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Gjatë operacionit nuk kemi pasur asnjë person të lënduar. Gjithçka ka shkuar sipas planifikimit. Të dyshuarit janë në objektet e Policisë dhe do të procedohet në bazë të urdhrave që i jep prokurori”, tha Shillova.
Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, tha se veprimet e sotme kanë ardhur si rrjedhojë e shterjes të të gjitha mënyrave tjera për të arritur tek të dhënat faktike.
Ai ka mohuar që aksioni i sotëm i policisë të Kosovë të ketë lidhje me taksën e vendosur nga Qeveria e për produktet e Serbisë që importohen në vend.
Për epilogun e këtij rasti, Hoxha tha se qytetarët do të njoftohen me kohë.
“Nga 13 marsi Prokuroria e Kosovës ka grumbulluar prova. Sigurisht se ka pasur vështirësi. Po ashtu kemi dëgjuar mbi 40 dëshmitar, kryesisht nga pjesa veriore lidhur me rastin e Oliver Ivanoviq. Ju njoftoj se Prokuroria Speciale ka grumbulluar prova dhe ka ardhur në përfundim se vetëm me bastisjen e shtëpive mund të sigurojë prova të tjera për rastin e Oliver Ivanoviqit. Siç u tha edhe nga ana e Policisë, përveç urdhrit që e kanë zbatuar me përpikëri, Policia ka qenë e obliguar të arrestojë edhe një person tjetër i cili i ka penguar gjatë detyrës. Gjatë bastisjes dhe arrestimit të këtyre personave, gjatë punës në teren nuk është arritur të arrestohet edhe një person, por i cili mund të arrestohet çdo moment”, tha Hoxha.
Ai nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse personi me inicialet M.R. është Milan Radojqiq, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe hetimeve.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Kam prezantuar draft-vizionin për Asociacionin, nëse ka pajtueshmëri mund të vazhdojmë tutje

Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

Opozita në Prishtinë merr nën menaxhim dhjetë ndërmarrjet publike komunale

Shkarkohen 20 aksionarët e dhjetë ndërmarrjeve publike në Prishtinë – këta janë emrat

Gashi i reagon Ramës: Statutin e Asociacionit mund ta propozojë vetëm Qeveria e Kosovës

Meta: Qeveria shqiptare s'duhet të propozojë politika në Kosovë, pa u konsultuar me kryeministrin

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?