LAJMI I FUNDIT:

Policia britanike sekuestron 180 milionë funte në kriptovaluta

Policia britanike sekuestron 180 milionë funte në kriptovaluta

Policia britanike ka sekuestruar 294 milionë funte (344 milionë euro) në kriptovaluta, si pjesë e një hetimi të gjatë lidhur me shpëlarjen e parave nga grupet kriminale që kohëve të fundit ia mësynë edhe biznesit të kriptovalutave.

Policia e Londrës ka njoftuar se ka sekuestruar 180 milionë funte (210 milionë euro), tri javë pasi sekuestroi 144 milionë funte (133 milionë euro), transmeton Telegrafi.


“Paraja është akoma mbret në botën e krimit, por me zhvillimin e platformave digjitale çdo ditë e më shumë po shohim se si kriminelët po përdorin kriptovalutat për të kryer shpëlarje parash”, ka thënë zëvendëskomandati i policisë së Londrës, Grayam McNalty.

Në kuadër të një hetimi është arrestuar një grua 39-vjeqe, e duke marrë parasysh se kriptovalutat janë kryesisht anonime, disa prej grupeve më të mëdha të krimit të organizuar në botë i përdorin për të kryer shpëlarje parash. /Telegrafi/