LAJMI I FUNDIT:

Policia britanike në alarm: 1,700 persona të dyshimtë nga Shqipëria lëvizin të lirë, kanë ardhur me gomone dhe kamionë

Policia britanike në alarm: 1,700 persona të dyshimtë nga Shqipëria lëvizin të lirë, kanë ardhur me gomone dhe kamionë

Policia britanike thotë se të paktën 1700 kriminelë nga Shqipëria po ecin të lirë në Britaninë e Madhe.

“Bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur”, raporton Daily Mail.


Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t’i vënë ata para drejtësisë. Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë.

Shifra u bë publike ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, shkruan më tej gazeta britanike.

“Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë, të cilët policia shqiptare i furnizoi shumë shpejt. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.”, thotë një burim i Daily Mail.

Në fillim të këtij viti, mbreti i drogës, siç e quajnë mediat britanike, Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori