LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston pesë persona që dyshohet të jenë të përfshirë në një tentim grabitje në Gjakovë

Policia arreston pesë persona që dyshohet të jenë të përfshirë në një tentim grabitje në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast që është raportuar si “grabitje e armatosur në tentativë”.

Përmes një komunikate, Policia ka bërë të ditur se kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e mundshëm dhe në konsultim me prokurorin sot gjatë ditës janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme ku edhe janë bërë arrestimet.

“Më, 17.01.2021 rreth orës 18:30 në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është raportuar një rast ‘grabitje e armatosur e mbetur në tentativë’. Njësitet patrulluese së bashku me ato të hetuesisë së Stacionit Policor Gjakovë i janë përgjigjur rastit. Mbështetur në ekzaminimin e provave nga vendi i ngjarjes është krijuar dhe ndjekur një pistë e hetimeve. Më, 18.01.2021 hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Në konsultim me prokurorin e shtetit është hartuar një plan operativ dhe sot më, 19.01.2021 është realizuar urdhër kontrolli, ku janë kontrolluar pesë lokacione të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit janë të rinj, për të cilët janë publikuar vetëm inicialet dhe datat e lindjes.

“Kontrolli ka rezultuar në arrestimin e pesë personave të dyshuar, është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë. Të arrestuarit që dyshohet të jenë të përfshirë ‘tentim grabitje janë: B.M. d.l. 24.05.1997, mashkull kosovar, Q.G. d.l. 14.11.1997, mashkull kosovar, S. P. d.l. 06.06.1998, mashkull kosovar, B.P. d.l. 24.04.2000, mashkull kosovar dhe F. P d.l. 09.08.2003 , mashkull kosovar”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit e Stacionit Policor Gjakovë janë duke analizuar provat e mbledhura dhe lidhshmërinë eventuale me veprat tjera të mundshme, të kësaj natyre për të cilat dyshohet se mund të jenë të përfshirë të njëjtit persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Liri më të madhe të lëvizjes apo tensione – çfarë mund të sjellë hapja e Urës së Ibrit?

Siguri
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Kurti në Qendrën e Kulturës “Sami Frashëri” në Ankara: Jemi një komb i flamurit e mbi të gjitha - komb i gjuhës

Lajme
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Kalo në kategori