LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston shkupjanin, ka vjedhur para nga makinat e qytetarëve

Policia arreston shkupjanin, ka vjedhur para nga makinat e qytetarëve

Policia e Maqedonisë njofton se ka arrestuar dhe paditur një 45-vjeçar nga Shkupi, i cili është i dyshuar se ka kryer dy vjedhje, me çka ka fituar pasuri të paligjshme prej 190 mijë denarëve.

MPB njofton se dy vjedhjet i dyshuari i ka kryer në mënyrën identike, duke përdorur mungesën dhe moskujdesin e të dëmtuarve, me çka nga makina e tyre ka marrë çanta me para dhe me motoçikletë është larguar nga vendet e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas MPB-së, i dyshuari veprat penale i ka kryer më 17 gusht të këtij viti në rrugën “15 Korpus” në Shkup.

“Në rastin e parë nga një makinë ngarkuese “Renault” ka marrë çantë me para dhe dokumente personale, 300 euro dhe 6 mijë denarë. Veprën e dytë penale e ka duke marrë para dhe dokumente personale nga një makinë “Mazda”. Ai ka marrë 400 dollarë, 450 euro, 30 franga zvicerane, 350 lekë të Shqipërisë dhe 58 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari nga policia është arrestuar më 30 gusht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori