LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi: Janë shtuar aksidentet e trafikut

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi: Janë shtuar aksidentet e trafikut

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me shi.

Në njoftimin për media thuhet se me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut, janë shtuar edhe aksidentet e trafikut.


“Fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete”, ka deklaruar policia.

Tutje bëhet e ditur se shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetaksidente, ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosmbajtjen e distancës së sigurisë në mes mjeteve apo mospërqendrimi në ngasje.

“Andaj, Policia e Kosovës APELON shoferët që të shtohet kujdesi gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik”. /Telegrafi/