Policia ka dhënë detaje për arrestimin në Itali për vjedhje të një efektivi policie në Shëngjin. Mësohet se në Itali është vënë në pranga shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin. Sipas policisë, ai kishte marrë lejen pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022, ndërsa është larguar jashtë vendit ku është arrestuar më pas për vjedhje në Itali.
“Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale “Vjedhja”.
Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.
Punonjësi i Policisë K. N., konform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.
Sqarojmë opinionin publik se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM. Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale.
Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë.
Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë vendore të Policisë, janë ngritur dhe funksionojnë këshillat e emërtesës, për emërimin e drejtuesve të strukturave të Policisë, bazuar në rezultatet e punës, profesionalizmin, integritetin dhe pastërtinë e figurës. Shprehim keqardhje për deklaratat dashakeqe që synojnë të përbaltin punën, mundin dhe sakrificën e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, të Policisë së Shtetit, që punojnë 24/7 për të garantuar rendin e sigurinë, dhe që përballen e luftojnë çdo ditë, me krimin në përgjithësi dhe me krimin e organizuar në veçanti”, njofton policia.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Von Cramon dënon ashpër sulmin në veri: Është i papranueshëm, autorët të sillen para drejtësisë

Kurti për The Guardian: Bisedimet me Serbinë kanë arritur në një rrugë pa krye – Vuçiq ofendon e mallkon, ndërmjetësit as nuk përpiqen për ta ndaluar

Analisti Bielamowicz për situatën në veri: Operacion i planifikuar dhe ekzekutuar nga shërbimet serbe

Të maskuar e të armatosur - Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri

Vrasja e policit dhe plagosja në veri, kryeministri dhe zv.drejtori i policisë mbajn konferencë

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Lajmi për vrasjen e policit në Banjskë dhe plagosjes së një tjetri, zë vend në ballinat e mediave botërore

Reagon familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri

Pacolli publikon fotografinë e policit të vrarë në veri

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals